U nda nga Sara Carbonero, Casillas me një të fejuar të re (FOTO LAJM)

Pavarësisht kërkesës për ruajtjen e jetës private të bërë disa ditë më parë, gazetat rozë janë kthyer të merren me jetën private të Iker Casillas.

Revista Semana ka folur për një dashuri të re për ish-portierin: këngëtarja Sara Denez. Sipas revistës, të dy kanë kaluar disa ditë bashkë në Andaluzi dhe Denez duket se ka qenë një ndihmë e madhe për Casillas, i cili nuk po kalon një moment të lehtë pas ndarjes me Sara Carbonero.

Ish-ylli i Real-it nuk ka dashur t’u përgjigjet këtyre thashethemeve, ndërsa Denez është zemëruar shumë. Ajo, në fakt, ka dashur të qartësojë gjihçka në rrjetet sociale.

 

Iker Casillas ile eşi Sara Carbonero'nun boşanacağı iddiası - Son Dakika Dünya

“Gjithçka false”, ka shkruar Sara në Instagram. Më pas, ajo ka publikuar një fotografi me të fejuarin e vërtetë dhe mesazhin:

“Shpresoj që ata që publikojnë lajme të rreme, të paguajnë për të keqen që shkaktojnë. Kam partnerin tim dhe një jetë të qetë. Nuk jam e fejuara e askujt tjetër: i shkreti Iker!”.

 

Iker Casillas Marries The Reporter He Kissed After Winning The World Cup


Shtuar 17.03.2021 18:10