E diel e zezë për rrugët e Shqipërisë, një tjetër aksident në Elbasan

Një  tjetër aksident ka ndodhur këtë të diel. Këtë herë ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Peqin. Një mjet “security” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mbrojtësen e rrugës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vidhas. Fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

Nga pamjet shihet se mjeti “security” ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme si pasojë e përplasjes. Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.


Shtuar 9.05.2021 22:11