Fevziu: Lulzim Bashën e kam pasur nxënës, njëherë doja ta nxirrja jashtë

Gazetari Blendi Fevziu ka treguar një histori që nuk ishte thënë kurrë më parë lidhur me kryetarin demokrat Lulzim Basha.

I ftuar në News 24, Fevziu tha se Bashën e ka pasur nxënës, në gjimnazin “Sami Frashëri”. Ai tha se ka dhënë disa orë mësimi kur bënte stazhin si mësues.

“Njëherë kam dashur ta nxjerr nga klasa, por mësuesja e letërsisë më tha se Basha ishte nga nxënësit shumë të mirë. Gjithmonë kam patur raporte të mira me të” tha ai.

Ndërkohë, presidentin Ilir Meta, Blendi Fevziu e ka njohur që kur ka qenë fëmijë pasi kanë qenë bashkëmoshatarë në shkollë. “Ka qenë bashkudhëtari im”, tha ai.

Shtuar 9.05.2021 10:05