Dy vite nga vrasja e Klodian Rashës, si efektivi i “Shqiponjave” e qëlloi pas shpine dhe dënimi i tij me 12 vite burg

Më 8 Dhjetor 2020, i riu Klodian Rasha u ekzekutua pak pas mesnate në afërsi të banesës së tij në zonën e Laprakës nga efektivi i i policisë Nevaldo Hajdaraj, pasi ky i fundit e ndoqi për ta ndëshkuar për shkeljen e orës policore të vendosur në kuadër të kufizimeve të Covid-19.

Gjithçka ndodh për pak sekonda, mbasi dy oficerë i kërkuan 25-vjeçarit të ndalojë. Klodiani ikën me vrap dhe njëri prej tyre, Nevaldo Hajdaraj, i vihet nga pas. Polici rrezohet, aty ulet në gjunjë dhe e qëllon mbas shpine Klodianin. Mbas të shtënave Klodiani vrapon dhe tre hapa dhe rrëzohet. Polici i afrohet dhe mbas tij dhe kolegu , ndërsa shfaqen në radio.

Për pak sekonda Klodiani ndërron jetë. Mbas vrasjes së Klodian Rashës vendi u përfshi në protesta, që kërkonin drejtësi për Klodianin dhe që u mbyllën me dorëheqjen e ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj.

Më 14 korrik Gjykata e Tiranës ka dënuar me 15 vite burg Nevaldo Hajdarajn për vrasjen e Klodian Rashës.

Fillimisht Hajdaraj u akuzua për “Vrasje e kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” por më pas nga pamjet filmike dhe provat e administruara prokuroria e Tiranës riklasifikojë veprën dhe akuzoi efektivin për “Vrasje me dashje”.

Apeli i Tiranës ndryshoi vendimin e shkallës së parë, duke e dënuar Hajdarajn me 18 vite burg, nga 15 që kishte dhënë shkalla e parë.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar i ulet dënimi me 1/3, ku në final ish-efektivi do të vuajë 12 vite heqje lirie, nga 10 që parashikonte shkalla e parë./albeu.com