Një aksident me pasoja tragjike u regjistrua pasditen e kësaj të enjteje në fshatin Delisufaj të Lushnjes, ku një automjet humbi drejtimin, doli nga rruga dhe përfundoi në kanal.
Nga ngjarja humbën jetën dy gratë që ndodheshin në mjet. Viktimat janë identifikuar me inicialet M. H. dhe F. Xh., të dyja rreth 50 vjeçe.
Të lidhura
None found
Shërbimet e emergjencës dhe grupi hetimor shkuan menjëherë në vendin e aksidentit. Rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja nuk janë ende të qarta.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar plotësisht shkaqet e aksidentit.
