Dy ditë më parë u hap “Covid 3”, sa pacientë ndodhen të shtruar në spitale

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 502 raste të reja me COVID-19 dhe 4 vdekje.

Ministria e Shëndetësië, përmes përditësimit të të dhënave bën me dije se në spitale aktualisht po marrin trajtim 132 pacientë të infektuar me Covid-19, ndërsa raste aktive janë në të gjithë vendin janë 12,108.

Kujtojmë se dy ditë më parë, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu lajmëroi hapjen e spitalit “Covid 3” ku tha se po bëhet gati në rast se numri i pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor rritet./albeu.com