Përfshihet nga flakët xhamia e Bulqizës, myftiu: Zjarrvënie e qëllimshme

Xhamia e Bulqizës është përfshirë ditën e sotme nga flakët. Mësohet se sapo është konstatuar zjarri, kanë mbërritur zjarrfikëset për ta shuar.

Myftiu Sejdin Strazimiri, në një prononcim për mediat ka thënë se zjarrvënia ka qenë e qëllishme dhe se ishte hera e dytë që bine zjarr brenda 24 orëve.

Policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com

 

 


Shtuar 6.09.2021 18:13