Dua Lipa “pushton” Wembleyn, tifozët e Liverpoolit festojnë triumfin e ekipit të zemrës në FA Cup me këngën e saj (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka rrëmbyer sërish vëmendjen e mbarë botës, pasi tifozeria e Liverpoolit ka festuar triumfin e ekipit të zemrës në FA Cup me këngën e saj.

Tifozeria festoi nën himnin e saj “One Kiss”, pas triumfit të skuadrës në FA Cup kundër Chelsea të shtunën më 14 maj.

Euforia shpërtheu në stadiumin ëembley pas gjuajtjes së penalltive të Liverpoolit, gjë që bëri që tifozët të kërcenin me hitin e saj të vitit 2018.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Duke shpërndarë një video në Instagram të turmës teksa festonin nën tymin e kuq, Dua, 26 vjeç, shkroi: Skenë absolute!!.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore etiketoi edhe bashkëpunëtorin e saj në këngë, Calvin Harris, i cili u përgjigj i emocionuar: ‘I certifikuar absolut 1 hit i madh’.

Tifozët e Liverpoolit fillimisht shprehën dashurinë e tyre për Duan gjatë performancës së saj para finales së Ligës së Kampionëve të 2019 në Kiev, ku ajo performoi të njëjtën këngë, e cila shpesh luhet në ndeshjet e Liverpool-it, veçanërisht pas fitoreve të mëdha për klubin.


Shtuar 16.05.2022 08:18