Driton Kuka pas triumfit të Krasniqit dhe Gjakovës: Ditë e shkëlqyeshme, dy medalje për Kosovën (FOTO LAJM)

Trajneri i mirënjohur kosovar i xhudos, Driton Kuka ka reaguar pas fitores së Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës.

Distria Krasniqi fitoi duelin me IPPON pasi ukrainasja Bilodid u lëndua dhe nuk mundi të paraqitej në finale.

Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në kategorinë -48 kg në kuadër të Kampionatit Evropian në Lisbonë.

Ndërsa Nora Gjakova triumfoi me një IPPON fantastik ndaj Eteri Liparteliani për të fituar medaljen e bronztë.

Kuka postoi një fotografi në rrjetin e tij social, Facebook, ku u shpreh i kënaqur me fitoren e Krasniqit dhe Gjakovës.

“Kampione Evropiane, Distria Krasniqi, xhudo e Kosovës me djersë e sakrificë, ne s’dimë ndryshe! Kosova mbi të gjitha”, tha Kuka.

“Ditë e shkëlqyeshme e Norës! Ju duk shumë me i marrë dy të arta Kosova andej por … Trepça prodhon edhe bronzin”, përfundoi Driton Kuka.

Shtuar 16.04.2021 07:04