Rama del për portin dhe përfundon te historia me gjyshin: Kishte makinë luksoze, u bë shofer i mbretit

Kryeministri Edi Rama ndodhen në prezantimin e masterplanit të Portit të Durrësit, që do të ndërtohet nga kompania Emaar Group dhe do të investohen 2 miliardë euro.

Ky investim tha Rama do të ndryshojë strukturën e industrisë së re të Turizmit Shqiptar dhe do të nxisë efektin ekonomik zhnxhin në bregdetin shqiptar. Porti turistik i Durrësit do të jetë më i madhi në Mesdhe.

Teksa fliste për projektin ai ka treguar një histori personale të gjyshit që tij që kishte një makinë luksoze dhe që u bë shoferi i mbretit në Durrës.

“Është moment emocionues se më kujton historinë e gjyshit tim durrsak. Babanë e kishte në portin e Durrësi. Ai shikonte tek i biri njeriu që do i jepte stafetën. E nisi në Itali për pushime. E priti djalin këtu dhe djali zbriti nga anija me një Alfa Romeo. I ati u surprizua se paratë ishin bërë makinë. Dhe ai u kthye dhe mbeti shofer. Alfa Romeo bënte zhurmë. Kryetari i Bashkisë i tha që ose ik nga Durrësi ose puno shofer për mua. Ai u bë shofer i kryetarit të bashkisë. I tha s’të vjen turp që kështu i bën lekët. Naltmadhnia e mori për vete shoferin dhe gjithë jetën. Sidoqoftë gjyshi ishte një inspirim i madh për idenë e shpejtësisë. Sot jam këtu për diçka që të gjithë të parët e mijë apo të parët tanë. Që e bënë Durrësin me aromë Italie dhe që mbante vulën e influecës. Do ishin sot krenar.”  tha Rama.

 

 


Shtuar 16.04.2021 19:25