Drejtoresha e SHISH nuk është e pranishme për të dëshmuar te “TIMS”, Salianji: Ta marrim me polici, të mos shkojë në Beograd

Ditën e sotme, drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, duhej të ishte e pranishme për të dëshmuar si dëshmitare, paraqitur në mbledhjen e Komisionit Hetimor për sistemin TIMS, por kjo e fundit nuk është.

Që në nisje të fjalës së tij kryetari i këtij komisioni, Ervin Salianji, nuk i kurseu ironitë ndaj maxhorancës dhe faktit që Hyseni nuk ishte e pranishme, ndërsa tha se do të njoftohej policia.

Salianji:
Në 11:00 ishte lajmëruar për të dhënë dëshminë drejtori i SHISH, na ka sjellë një shkresë ku thuhet se drejtori do të jetë në një aktivitet, duke i dhënë

Ca e tund kokën kot, se nuk është dasëm këtu.

Ta shoqërojmë me polici, Do të lajmërojmë policinë, do e vëmë në dijeni dhe drejtoresha, që ka punë më të rëndësishme se sa të shkosh në Beograd. Të vijë të japë dëshmi, siç e përcakton ligji.


Shtuar 26.06.2024 11:33