Dosja e SPAK zbardh bisedat në “Sky” të vëllezërve Aliu: nga humbja 3 mln euro me marketet te porosia për t’u futur në ndërtim

Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore e Prokurorisë së Posaçme SPAK, ku figura të njohura të krimit ndërkombëtar të trafikut të kokainës, mes tyre Eldi Dizdari alias Matoshi, Dritan Gjika, Shpëtim Aliu, Armando Pecani dhe të tjerë, janë shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit.

Nga komunikimet e siguruara në aplikacionin “Sky”, SPAK ka konstatuar se në fillim vëllezërit Shpëtim alias Salvatore Aliu dhe Isa Aliu u fokusuan te biznesi i supermarketeve “Road Hause”, me synimin për të pastruar paratë e përfituara nga trafiku i drogës.

Të lidhura

None found

Sipas materialit hetimor, ata ngritën një rrjet marketesh, por rezultati nuk ishte ai që prisnin. Në një nga bisedat në “Sky”, Shpëtim Aliu i drejtohet Isa Aliut me fjalët: “…me marketet më humbe 3 milion euro, futju ndërtimit…”.

Burime pranë SPAK thonë se nga kjo bisedë kuptohet se paratë e siguruara nga trafiku i kokainës ishin planifikuar fillimisht të qarkullonin dhe të ligjëroheshin përmes aktivitetit të marketeve.

Megjithatë, vëllezërit Aliu e kuptuan shpejt se ky aktivitet po u sillte humbje të konsiderueshme, të cilat sipas llogaritjeve të tyre kishin arritur në 3 milion euro.

Për këtë arsye, sipas bisedave në “Sky”, Shpëtim Aliu e orienton vëllanë e tij Isa Aliu që të merret me ndërtim, duke e konsideruar si fushë me më shumë interes dhe fitim.

Në një tjetër komunikim, Shpëtim Aliu i shkruan Isait: “…tani jemi në nivele të rënda…”. Sipas të dhënave, Isa Aliu nuk përfshihej drejtpërdrejt në trafikun e kokainës, por konsiderohej personi “kyç” për pastrimin në Shqipëri të parave të përfituara nga trafiku i drogës.

Dosja hetimore e SPAK tregon se bashkëpunëtorë të Salvatore Aliut i dorëzonin vëllait të tij, Isa Aliut, para “cash” në Shqipëri, të cilat përbënin pagesat që duhej t’i bëheshin Salvatores për kokainën e trafikuar.

Të dhënat e përftuara nga komunikimet telefonike nxjerrin se Isa Aliu është personi që administron dhe pastron paratë e drogës për llogari të Salvatores.

Po sipas hetimit, Isa Aliu e vinte në dijeni vëllanë e tij Salvatore për shumat e dorëzuara nga persona të ndryshëm, ndërsa mbante të shënuara edhe llogaritë përkatëse.

Rezulton se vetëm për periudhën Gusht-Nëntor 2020, Isa Aliu është dokumentuar se ka marrë minimalisht në Shqipëri përafërsisht mbi 30 milion euro “cash”, para të ardhura nga trafiku i kokainës i vëllait të tij, të hetuarit Salvatore Aliu.

Më 30 Gusht 2020, Isa Aliu e njofton Salvatore Aliun se ka në gjendje 6 milion euro “cash”. Ndërsa më 15 shtator 2020, ai e informon se disponon 9 milion e 800 mijë euro.

Në 13 shtator 2020, Salvatore Aliu i konfirmon vëllait të tij Isait se në vijim do të marrë edhe 20 milionë të tjera. Më pas, në datën 16 shtator 2020, Isa Aliu i dërgon me foto të gjitha shënimet e mbajtura prej tij për dorëzimet e parave nga lidhjet e Salvatore Aliut.

Nga bisedat, Salvatore dhe Isa Aliu dalin gjithashtu duke diskutuar mënyra për të lehtësuar disponimin e parave “cash”, ku një nga alternativat ishte blerja e lingotave të arit, me arsyetimin se ato nuk e humbin vlerën për një kohë të gjatë.

Në vijim, Salvatore Aliu e udhëzon Isa Aliun edhe për forma të tjera të fshehjes së parave, si groposja e tyre në fuçi 50 litrash, apo blerja e apartamenteve të posaçme, me qëllim që paratë të fshiheshin në ndarjet e brendshme që mund të krijoheshin në këto ambiente.

Sipas dosjes, Salvatore Aliu shfaqet i shqetësuar për mënyrën se si duhej të fshiheshin paratë “cash”, duke i kërkuar vëllait të tregonte kujdes, pasi mund të përballeshin me ndonjë surprizë edhe nga autoritetet shtetërore.

Ndërkohë, nga bisedat e zhvilluara më 7 qershor të vitit 2020 mes Salvatore Aliut, nipit të tij Oklid Aliu alias El Ouejdi, i njohur si “Kiçi i Elbasanit”, dhe një personi të paidentifikuar, diskutohet për kapjen e një ngarkese me kokainë të ndodhur më 6 qershor në Roterdam të Holandës.

Në këto komunikime, bashkëbiseduesit lënë të kuptohet se në operacionin për goditjen e ngarkesave me kokainë ishte përfshirë edhe “DEA” Amerikane dhe se, për këtë arsye, nuk duhej të flisnin me askënd për çështjen.

“…E pe kët? Ok la mos fol me njeri për kët punë që jam kap se paska hy edhe “DEA”. Kam lidh të dyja punët, keq situata, Amerika, edhe këtu edhe atje. Mos fol me njerëz, duhet me e mohu, s’është e jona…”- ka shkruar Oklid El Ouejdi.

Më pas, në biseda përmendet edhe një tjetër ngarkesë e kapur në Holandë po gjatë së njëjtës ditë.

Nga konteksti i komunikimit rezulton se Salvatore Aliu u kërkon disa personave, të cilët sipas përmbajtjes së bisedës duket se janë pjesë e grupit kriminal që ai drejton, mes tyre edhe nipit të tij, të hetuarit Oklid ElQuejdi, që të paguajnë dëmin financiar të shkaktuar nga kapja e lëndës narkotike.

“…lene mos e pyt, po tani çfarë me bë? Me vra veten. Dy pun me ik brenda ditës. Po ça ti bësh, kur s’do s’do. 5.2 duhet të japim”- thuhet në një prej bisedave të zhvilluara në aplikacionin “Sky”.


Shtuar 23.06.2026 19:52

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingcasibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetGrandpashabetjojobetgrandpashabetTimebetMeritkingGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetrobinbetjojobet girişUltrabetmatbettürk pornoMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetcasibomJojobetjojobetgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet