Dorëheqja e Bashës, Enkelejd Alibeaj lexon vendimin e Grupit Parlamentar

Nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike.

Gjatë fjalës së tij para mediave, pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, Alibeaj ka lexuar draft rezolutën e miratuar nga grupi parlamentar, ku i kërkohet anëtarëve të grupit të Rithemelimit që të gjejnë një mekanizëm për bllokimin e Sali Berishës për të konkuruar në garën për kryetar partie.

“Grupi parlamentar i PD vlerëson aktin e dorëheqjes së kryetarit të PD në funksion të zgjidhjes së problematikës, që ka shkaktuar një përçarje të thellë nga qendra në bazë.

Grupi parlamentar i bën thirrje anëtarëve të pezulluar të grupit të PD që të ofrojnë të njëjtin mekanizëm për tërheqjen  e zotit Berisha, që duhet të distancohet nga vendimmarrja në PD, duke u bërë pjesë e zgjidhjes për të shmangur përçarjen dhe për të bërë të mundur bashkimin e demokrateve. Kërkojmë respektimin e vlerave dhe parime e statutore të PD për shmangien e pasojave të deklaruara publikisht nga SHBA.

Grupi parlamentar shpreh gatishmerine per te negociuar me anëtaret e pezulluar te grupit parlamentar për te gjetur nje zgjidhje te pranueshme per t’i hapur rruge bashkimit. Grupi ngarkon strukturat përgjegjese per te pranuar nje grup te per te lehtesuar ndermjetesimin.

Grupi vlerëson se pas dakordësise i hapet rruga për:

A-Ndërmarjen e një fushate ndërgjegjësuese në bazë për bashkim

B-Përgatitjen e partisë për zgjedhjet lokale

C- Përgatitjen e kushteve të nevojshme për zgjedhje menjëherë pas zgjedhjeve lokale”, tha Alibeaj para medias.


Shtuar 21.03.2022 19:52