Donald Trump në 2027 në Tiranë/ Reagon Këlliçi: Meme e gatshme për Vit të Ri

Përmes një postimi në “Facebook”, drejtues Politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi, shkruan se deklarata e kryeministrit Rama, i cili u shpreh se Presidenti i zgjedhur i SHBA Donald Trump, do të vizitojë në 2027-ën Tiranën, është një meme e gatshme për Vit të Ri.

Sipas tij, “Berisha si Kryeministri që anëtarësoi Shqipërinë në NATO, sigurisht i takon e do të jetë dhe mikpritësi i këtij samiti”.

Postimi i Këlliçit:

“Meme e gatshme për Vit të Ri nga kreu i Narkoshtetit të parë të Europës!!!
Më mbështet Trump i cili do vizitojë Shqipërinë për Samitin e NATO-s në 2027

Deri atëherë e di vetë Narkokryeministri se cili do të jetë fati i tij politik!

Ndërkohë, Sali Berisha si Kryeministri që anëtarësoi Shqipërinë në NATO, sigurisht i takon e do të jetë dhe mikpritësi i këtij samiti”, shkruan Këlliçi

 


Shtuar 30.12.2024 13:45