Dogji gruan dhe u vetëvar në pemë, pamjet ku ndodhi krimi horror në Kavajë

Në fotografi duken pamjet nga makina ku ndodhi krimi horror ditën e sotme në Kavajë, ku Bilbil Shirja 48-vjeç, u gjet i varur në një pemë në fshatin Manskurindërsa më parë kishte dërguar të shoqen me makinë në një zonë të largët dhe më pas i ka vënë flakën brenda në automjet.

Pasi ka djegur në makinë të shoqen Fëllënxa Shirja, 48-vjeçari është vetëvarur në pemë.

Dyshimet paraprake janë se çifti kanë pasur probleme për shkak të xhelozisë dhe ishin në proces divorci. Ata lanë pas një djalë 18 vjeç dhe një vajzë e cila ishte e fejuar.

Shtuar 10.04.2021 04:04

Tags: ,