Dodik s’heq dorë nga shpërbërja e Bosnjës, Daçiç: Mund të llogarisë në mbështetjen e Serbisë

Anëtari serb i Presidencë së Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik konfirmoi se ai nuk do të heq dorë nga miratimi i ligjeve që do t’i sfidonin fuqitë e shumta të vendit dhe do t’i transferonin ato në nivel të Republika Srpskas, ndërsa kryetari i parlamentit serb, Ivica Daçiç tha se ai mund të llogarisë në mbështetjen e plotë të Beogradit zyrtar.

Daçiç shkoi në Banja Llukë për të marrë pjesë në kremtimin e 30 vjetorit të punës së parlamentit të Republika Srpskas, i cili konsiderohet pasardhësi i të ashtuquajturit “Kuvendi i Popullit Serb në BeH”, i themeluar në mënyrë jokushtetuese në vitin 1991.

Të hënën, Daçiq tha se akti i tre dekadave më parë tregoi besimin se serbët mund të jenë “të vetëm” dhe se ata e kanë mbështetjen absolute të Serbisë në këtë qëllim.

Në një konferencë shtypi, Dodik e quajti Daçiçin politikan që është “shumë kompetent” për situatën në BeH dhe që është gati ta ndihmojë RS kur të jetë e mundur.

Dodik rikonfirmoi këmbënguljen që parlamenti i RS të miratojë ligje në ditët në vijim që do t’ia “rikthejnë” njësisë kompetencat e transferuara në nivelin e Bosnjës si shtet.

“Të jeni të sigurt se do ta bëjmë”, tha Dodik./Express/