Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë/ Begaj: Mirënjohje për të gjithë shkrimtarët

Në Ditën Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë, presidenti i vendit Bajram Begaj, përcolli një mesazh duke shprehur mirënjohje ndaj autorëve shqiptarë.

Në këtë ditë, Presidenti Begaj, kujtoi ndikimin e shkrimtarëve shqiptarë për fëmijë, veprat e të cilëve kanë edukuar dhe formësuar breza të ndryshëm.

“Në kujtimet e çdonjërit prej nesh rri një libër, një personazh i dashur i fëmijërisë.

Mirënjohje për të gjithë shkrimtarët tanë që, me punën e tyre, frymëzuan dashurinë për librin te fëmijët, krijuan personazhe të dashur për ta, si dhe i edukuan me vlerat e së mirës”, -shkruan presidenti Begaj në Facebook, ku ndau për të vegjlit dhe një poezi që nxit leximin.