Disa të preferuara nuk i postoj dot se janë shumë të nxehta/ Rama ironizon pankartat e protestuesve: Rroftë mememania, më argëton kreativiteti i tyre

Me anë të postimi në “Facebook”, kryeministri Edi Rama, ka ndarë pamje të disa pankartave të protestuesve të përdorura gjatë protestave për çështjen e Zvërnecit.

Rama i ka ironizuar dhe tallur, duke shkruar se e vlerëson kreativitetin e autorëve të memeve që kanë qarkulluar në internet.

Të lidhura

None found

Ai thekson më tej se disa nga pankartat më të preferuara nuk i poston dot pasi, sipas tij, janë të “nxehta” dhe se nuk do të krijojë keqkuptime të reja.

Reagimi i Ramës:

RROFTË MEMEMANIA

Që të merremi vesh se mos krijohet bindja e gabuar që mua s’më pëlqen asgjë nga ky revolucioni imagjinar i flamingove
Aq sa më ngjallin keqardhje me përzierje rropullish fjalimet krra-krra-krra, aq më argëton kreativiteti i memeve, për të cilat sinqerisht u përcjell përgëzime e falenderime autorëve, ndërkohë që më vjen keq vërtetë, që disa të preferuara të tjera nuk i postoj këtu dot se janë shumë të nxehta dhe kot melazëm na krijohen keqkuptime të reja, a thua s’na mjaftojnë këto që kemi për rreziqet imagjinare nga një projekt që do transformojë më tej Shqipërinë.

 


Shtuar 8.06.2026 10:04

jojobetcasibomjojobetcasibomcasibomMadridbetMadridbetbetciobetpark girişjojobetcasibombetnanoJojobetmatbetdeneme bonusugrandpashabet girişgrandpashabet girişkavbetgrandpashabetgrandpashabetJojobet Girişcasibom girişGrandPashaBet Şikayetvarcasino siteleriCasibom GirişjojobetCasibomcasibomholiganbetcasibomjojobetcasibom girişjojobet giriş