Digjen dy “Tiger” të rusëve në Kharkiv (VIDEO)

Teksa lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e katërt të saj, behet me dije se në Kharkiv po zhvillohen luftime mjaft të ashpra mes trupave ruse dhe atyre ukrainase.

BBC ka raportuar për luftime në rrugët e Kharkivit, pasi trupat ruse u futën në qytet disa orë më parë sipas zyrtarëve lokalë.

Në mediat sociale janë publikuar pamjet që tregojnë disa njësi ruse në qytet, ndërsa në disa foto duken dy automjete ruse “Tiger” të përfshirë nga flakët.

Zyrtarët e Kharkiv mëngjesin e sotëm paralajmëruan vendasit që të qëndrojnë në strehimoret ku janë vendosur për të shmangur daljet në rrugë.

Kujtojmë gjithashtu se presidenti rus ditën e djeshme bër thirrje për nisjen e sulmeve nga të gjitha drejtimet, pasi sipas tij Ukraina ka vendosur të mos negociojë.


Shtuar 27.02.2022 08:40