Dhunë, vjedhje e trafik droge! Policia aksion në Tiranë, bien në pranga disa persona

Një aksion i policisë së Tiranës ka vënë në pranga një 26-vjeçar për posedim të lëndëve narkotike.

Gjatë një kontrolli të bërë në lokalin në pronësi të D.K dhe baensës së tij, si dhe kontrolleve fizike të tre personave u gjet lëndë narkotike e llojit kanabis, kokainë dhe një peshore.

Të lidhura

None found

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. K., 26 vjeç, dhe procedimin në gjendje të lirë të shtetasve: T. S., 31 vjeç dhe R. K., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit të lokalit dhe të banesës së shtetasit D. K, dhe kontrolleve fizike të 3 shtetasve, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë, kanabis dhe 1 peshore elektronike.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  1. N., 31 vjeç, pasi ka vjedhur telefonin dhe portofolin e shtetases M. L;
  2. Z., 42 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  1. F., 24 vjeç, pasi i ka vjedhur varësen e floririt shtetasit R. M;
  2. D., 31 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij, cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  1. K., 35 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa lejen përkatëse;
  2. S., 41 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

-Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë bënë shpalljen në kërkim të shtetasit K. P., 29 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur shtetasin K. E., 59 vjeç. Punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

-Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3, u bë shpallja në kërkim e shtetasve: K. Rr., 23 vjeç, Gj. Rr., 24 vjeç dhe E. S., 22 vjeç. Këta 3 shtetas dyshohen si autorët e ngjarjes së djeshme, në rrugën “Jordan Misja”, ku u dëmtua lehtë shtetasi A. K., 23 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 


Shtuar më 6.08.2021 13:47

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetmarsbahisgrandpashabetTürk İfşajojobetjojobetkavbet girişbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabetjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetmarsbahismarsbahisblack jack insurancejojobet girişjojobet girişjojobetjojobet günceljojobet güncel girişjojobet girişholiganbetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetcasibomcasibom girişcasibom güncel girişjojobet giriştaraftarium24maç izlecanlı maç izle