Katër persona ranë në prangat e Policisë së Fierit pasi akuzohen për vepra penale.
Bëhet fjalë për persona që janë kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në familje dhe që dyshohen për vjedhje.
NJOFTIMI I PLOTE
Vihen në prangat e Policisë 4 shtetas për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. D., 18 vjeç, banues në Povelçë, Fier, pasi është kapur nga Forca e Posaçme “Shqiponja” duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan 5 doza cannabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 30 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 31 vjeç, banues në Fier(i dënuar më parë për vjedhje), pasi është kapur duke vjedhur sende të vendosura nga Bashkia në plazhin e Darëzezës.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin L. H., 41 vjeç, banues në Roskovec, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.