Aksident i rëndë në Lezhë, 3 makina përplasen pranë një karburanti

Një aksident i rëndë ka ndodhur në ishull Lezhë, në afërsi të një karburanti.

Burimet  bëjnë me dije se janë përplasur tre automjete me njëra-tjetrën.

Mësohet se nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e aksidentit.


Shtuar 1.08.2021 10:02