Dhunë ndaj të riut në protestë/ Policët e qëllojnë me shkop gome, grushte e shkelma dhe e largojnë zvarrë

Protesta është përfshirë nga tensionet teksa disa efektivë kanë tentuar të ndalojnë një protestues. Për arrestimin e tij kanë ndërhyrë dhjetëra policë.

Ndërsa i riu ndodhej i shtrirë përtokë, disa prej efektivëve e kanë marrë me forcë dhe e kanë tërhequr zvarrë drejt një zone tjetër, duke penguar këdo që të afrohej. Policët e kanë dhunuar barbarisht, duke e qëlluar me shkop gome, grushte dhe shkelma.

Të lidhura

None found

Pranë Kryeministrisë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, janë dislokuar forca të shtuara policore. Ndaj protestuesve është përdorur një sasi shumë e madhe gazi lotsjellës.


Shtuar më 16.10.2026 18:13