Pasditen e kësaj të shtune, në Pogradec është shënuar një tjetër episod i dhunës në familje, ku një burrë ka ushtruar dhunë të rëndë ndaj bashkëshortes së tij 73-vjeçare.
Sipas të dhënave, ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në qytetin liqenor. Pas një debati mes tyre, i moshuari dyshohet se e ka goditur gruan me sende të forta, duke i shkaktuar plagë të shumta në trup.
Të lidhura
None found
Menjëherë pas ndërhyrjes, policia ka bërë të mundur ndalimin e autorit të dyshuar. Ndërkohë, 73-vjeçarja fillimisht është transportuar në spitalin e Pogradecit dhe më pas është përgatitur për t’u nisur me helikopter drejt Spitalit të Traumës, për shkak se gjendja e saj paraqitet shumë e rëndë.
Ky shënon rastin e dytë të dhunës në familje në Pogradec brenda pak ditësh. Vetëm disa ditë më parë, një bashkëshort plagosi me thikë gruan e tij, duke i shkaktuar lëndime të rënda, ndërsa sot një tjetër i moshuar përfundoi duke çuar në spital bashkëshorten e tij.
