Matura Shtetërore 2026, më shumë dhjeta dhe më pak dështime në Matematikë

Shifrat e provimit të Matematikës për Maturën Shtetërore 2026 tregojnë një ecuri pak më të mirë se një vit më herët. Sipas të dhënave të bëra publike nga Qendra e Shërbimeve Arsimore, testit iu nënshtruan 25,051 maturantë, prej të cilëve 97.43% e kaluan, ndërsa nota mesatare u regjistrua 6.74.

Nga statistikat rezulton se këtë vit 241 maturantë morën notën maksimale 10.00, ndërsa 645 nxënës u vlerësuan me 4.00 dhe nuk arritën ta kalonin provimin.

Të lidhura

None found

Nëse krahasohen me 2025-ën, të dhënat janë më pozitive. Një vit më parë u paraqitën në provim 25,824 maturantë, nota mesatare ishte 6.47 dhe vetëm 166 nxënës arritën 10.00. Në të njëjtën kohë, numri i atyre që mbetën në Matematikë ishte 673.

Kështu, gjatë vitit 2026 u regjistruan 75 nota maksimale më tepër dhe 28 ngelës më pak sesa një vit më parë. Edhe mesatarja u ngrit me 0.27 pikë, ndërsa përqindja e kalueshmërisë u përmirësua lehtë, nga 97.39% në 97.43%.


Shtuar 27.06.2026 18:06

casibommeritkingcasibomcasibombetparkbetpark girişbetpark girişbetparkGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetzirvebetcasibomGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibombetpasbetparkcasibomgrandpashabetjojobet girişmatbetpadişahbetpadişahbetmeritkingUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelermadridbetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetHoliganbet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetmarsbahisholiganbetBetpas