Dhunë dhe thyerje xhamash, sherr për pronën mes 4 personave në Kavajë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetasin E. D. (A)., 45 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Kavajë proceduan penalisht shtetasit K. H., 26 vjeç, G. I., 26 vjeç, B. H., 44 vjeç dhe Xh. H., 42 vjeç, pasi shtetasi K. H., së bashku me shtetasin G. I., kanë dëmtuar pronën e shtetasve B. H. dhe Xh. H., dhe këta të fundit, i kanë thyer xhamin e makinës shtetasit K. H., dhe kanë ushtruar dhunë ndaj tij dhe ndaj shtetasit G. I.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com


Shtuar 10.01.2022 16:08