Yuri Kim, prej rreth dy viteve ka marrë detyrën si ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Gjatë gjithë kësaj kohe, në të gjithë daljet e saj zyrtare, albeu.com ka vënë re një detaj të veçantë që ka zonja Kim.
Ajo gjithmonë zgjedh të jetë serioze në takimet që zhvillon dhe gjithmonë vesh xhaketë.
Për sa kohë ka shërbyer në Shqipëri, zyrtarja e lartë vetëm njëherë është shfaqur me fustan dhe duhet ta pranojmë se dukej shumë elegante.
Përveç kësaj, një detaj tjetër mjaft interesant është dhe adhurimi që ka Kim për karficat.
Nëse i hidhni një sy fotove të ambasadores më poshtë, të gjitha veshjet e saj kanë një karficë./albeu.com