Revolucion te Juventusi, drejtuesit synojnë rikthimin yllit të mesfushës

Eliminimi nga Champions League ishte një goditje tepër e rëndë për Juventusit. Në ditët e fundit po flitet shumë për një revolucion gjatë merkatos së verës, ku mund të largohet edhe Cristiano Ronaldo. Pritet gjithashtu të ketë shumë spastrime të tjera, por edhe afrime të bujshme.

Sipas raportimit të “Calciomercato”, një nga emrat që bardhezinjtë synojnë në merkaton e verës është Paul Pogba. Mesfushori i Manchester United ka në fakt disa kohë që përflitet se do të rikthehet në Torino, por tashmë këto zëra janë shtuar.

Kujtojmë që 27-vjeçari është në kontratë deri në vitin 2022 me “Djajtë e Kuq” dhe nëse ai nuk largohet këtë merkato, atëherë ata rrezikojnë ta humbasin edhe me parametra zero sezonin e ardhshëm. Vlera e kartonit të Pogba është diku te 65 milionë euro, por më shumë do të mësojmë gjatë verës për këtë tratativë.


Shtuar 13.03.2021 11:39