DETAJET/ Porositësit e anijes me naftë kontrabandë shkelën edhe embargon e Këshillit të Sigurimit ndaj Libisë

Një anije çisternë e cila transportonte 2275 ton naftë e cila vinte nga Libia u sekuestrua një ditë më parë në Durrës.

Gjatë operacionit të koduar “Ring” janë vënë në pranga katër shtetas libanezë mes tyre dhe kapiteni i anijes si dhe janë proceduar në gjendje të lirë disa shtetsas libanezë.

Njoftimi i policisë:

Z.A., 54 vjeç (kapiteni i anijes), M. A., 25 vjeç, A. A., 43 vjeç, të tre banues në Libi dhe B. T., 25 vjeç, banues në Siri.

Filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:

B., 43 vjeç, A. A., 46 vjeç, A. N., 40 vjeç, A. E., 53 vjeç, A. H., 21 vjeç dhe A. K., 29 vjeç, të gjithë banues në Libi.

Gjithashtu pas ndalimit të anijes çisternë të sekuestruar ditën e djeshme dyshohet se kjo anije ka sjellë të paktën edhe dy herë të tjera naftë kobntabranndë në Shqipëri.

Ndërkohë që Abc ka zbardhur edhe dëshminë e Zuhair Alkwafi i cili ka thënë se kjo është hera e tretë që ai sjell naftë në Shqipëri.

Lexo edhe: Zbulohen sasi kolosale nafte kontrabandë në pak ditë, sa anije të tjera nuk janë kapur?!
“Jemi të habitur nga kjo që po na ndodh. Ne jemi transportues të rregullt dhe punojmë për kompani të ndryshme që porosisin hidrokarbure. Këtë radhë kompania që e kishte porositur nuk e pranoi ngarkesën dhe në ketë moment erdhi kapiteneria dhe struktura të tjera duke bërë veprimet. Ne jemi konform të gjitha rregullave, nuk bëjmë kontrabandë. Ne funksionojmë në këtë mënyrë: kompania porosit sasinë, e ngarkojmë në vendin ku kemi për ta marrë dhe e transportojmë drejt vendit pritës. Kompania pritëse paguan vetëm pasi ka marrë ngarkesën dhe e ka magazinuar. Në këtë rast, kompania pritëse nuk e pranoi ngarkesën. Arsyen nuk e di. Në këto kushte ne duhet të ktheheshim sërish në bazë në pritje të porosive të tjera dhe orientimit që do merrnim nga pronarët. Por papritur erdhi kapitaneria, rojet bregdetare etj dhe më pas edhe policia. Na arrestuan pa asnjë arsye. Ne jemi të pafajshëm sepse kështu funksionon transporti i hidrokarbureve. Ne kemi ardhur edhe herë të tjera në Shqipëri dhe s’kemi pasur asnjë problem. Këtë radhë nuk e di pse nuk e pranuan ngarkesën që kishin porositur. Neve para se të vinim në Shqipëri kemi lajmëruar 48 orë përpara kompaninë dhe kapitanerinë shqiptare konform të gjitha rregullave. Nëse do bënim kontrabandë do ta lajmëronim kapitenerinë?! Ne erdhëm në Durrës dhe ishim në pritje të dorëzonim mallin. Papritur na mori pronari i kompanisë dhe na tha se do prisni pasi kompania shqiptare kishte kërkuar ulje çmimi. S’kishin rënë dakord për çmimin edhe pse paraprakisht kompanitë ishin dakordësuar. Naftën e ngarkuam në portin e Bengazit në Libi. Atje furnizohemi gjithmonë.”

Por futja e naftës kontrabandë në Shqipëri është një shkelje e rëndë që i bëhet ligjeve vendase, për të cilën dënohesh nga gjobë deri në burgim.

Por kontrabandimi nuk është e vetmja shkelja, ajo që e bën edhe më të rëndë është se në këtë rastr është shkelur Rezoluta e Këshillit të Sigurimit, pjesë e së cilës ëhstë edhe Shqipëria, e cila miratoi unanimisht zgjatjen e embargos së naftës dhe produkteve të tjera me Lib inë deri në 30 tetor të vitit të ardhshëm.

“Duke miratuar njëzëri rezolutën 2644 (2022) (që do të lëshohet si dokument S/RES/2644(2022)), Këshilli 15 anëtarësh, duke vepruar sipas Kapitullit VII të Kartës së Kombeve të Bashkuara, vendosi të zgjasë autorizimin e masave të vendosura më parë kundër eksporti i paligjshëm i naftës së papërpunuar dhe produkteve të tjera të naftës nga Libia deri më 30 tetor 2023. Gjithashtu duke shprehur shqetësime serioze për shkeljet e vazhdueshme të embargos së armëve që vendosi në shkurt 2011, Këshilli kërkoi pajtueshmëri të plotë nga të gjitha Shtetet Anëtare me këtë dhe i bëri thirrje të njëjtës që të mos për të ndërhyrë në konfliktin në vendin e Afrikës Veriore. Më tej, Këshilli u bëri thirrje të gjitha palëve që të zbatojnë plotësisht marrëveshjen e armëpushimit të nënshkruar në Gjenevë më 23 tetor 2020 dhe u kërkoi shteteve anëtare të respektojnë dhe mbështesin një zbatim të tillë, duke përfshirë tërheqjen e menjëhershme të të gjitha forcave të huaja dhe mercenarëve nga Libia. Ai u bëri thirrje gjithashtu vendeve anëtare që t’i raportojnë Komitetit të Këshillit të Sigurimit të krijuar në përputhje me rezolutën 1970 (2011) në lidhje me Libinë për veprimet që kanë ndërmarrë për të zbatuar në mënyrë efektive masat e ndalimit të udhëtimit dhe ngrirjes së aseteve në lidhje me të gjithë individët në listën e sanksioneve”, theksohet qartësisht në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurisë./abcnews.al