Detajet: Pagë “faraonike” për 4 vite, zbulohet kontrata e Allegrit te Juventusi

Massimiliano Allegri do jetë trajneri i ri i Juventus.

Tekniku do rikthehet kështu pas dy vitesh në stolin e bardhezinjve, ndërsa ka firmosur një kontratë 4-vjeçare. Me një pagë prej 9 milion eurosh në sezon, Allegri do jetë me Zonjën deri në vitin 2025.

Allegri ishte në bisedime me Realin e Madridit dhe Inter, teksa ndërhyrja e drejtuesve bardhezinj ka bërë që ai të rikthehet në Torino.

Kujtojmë se Allegri e drejtoi Juven nga 2014-2019 ku fitoi shumë trofe, teksa ishte në finalen e Champions League dy herë, duke dalë duarbosh.


Shtuar 28.05.2021 16:11