DETAJE/ U zunë në trafik, viktima e sulmit me thikë në Kosovë 22 vjeç

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë në Podujevë të Kosovës. Mësohet se personi që vdiq nga sulmi me thikë, pas sherrit në trafik, është identifikuar si A. ZH,., vetëm 22 vjeç.

Policia njoftoi se ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme.

Njoftimi i plotë i policisë:

VRASJE E RËNDË/Podujevë 12.09.2022-20:55. Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje në trafik, është goditur me thikë nga një person i dyshuar mashkull i panjohur për të. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK, por nuk ka arritur t’iu mbijetoj lëndimeve të shkaktuara dhe ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.

Shtuar 13.09.2022 10:11