DETAJE/ U shua në lule të rinisë, vajza e ish-deputetit të LSI u përplas për vdekje nga një makinë në Tetovë

Familja e ish-deputetit të LSI, Vangjel Tavo, ka hapur dyert e mortit pas një tragjedie te rëndë, ku vajza e tij ka humbur jetën pas një aksidenti.

Mësohet se Evanthia Tavo, rreth 24 vjeçe, ka ndërruar jetë pas një aksidenti të rëndë në Maqedoninë e Veriut, ku edhe pse u transportua në spital, nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.

Vajza e ish-deputetit Tavo është përplasur nga një makinë në rrugën industriale në Tetovë.

Ishte vetë ish deputeti, Vangjel Tavo, i cili njoftoi lajmin e hidhur në një postim të bërë në Facebook.

“Këto janë fjalët më të vështira që shkruaj në jetën time. Vajza ime e madhe Eva u nda nga jeta në kulmin e rinisë, në moshën më të bukur, siç ishte edhe vetë ajo. Varrimi bëhet ditën e enjte, datë 30 nëntor, ora 11:00 në Jorgucat, Gjirokastër”, shkuan ai.


Shtuar 29.11.2023 12:40