61 vjeçari ngacmoi s*ksualisht fëmijët 7, 8 dhe 14 vjeç të krushkut në Gjirokastër

Detaje të reja bëhen me dije pas arrestimit të 61-vjeçar nga fshati Erind në Gjirokastër i cili akuzohet për ngacmim seksual. Autori i dyshuar besohet sipas familjeve që e kanë denoncuar se ka ngacmuar tri vajza të mitura përkatësisht të moshës 7, 8 dhe 14 vjeç me të cilët ka dhe lidhje krushqie.

Ishte fëmija 7 vjeç e cila ja ka bërë me dije e para familjes së saj dhe më pas janë inkurajuar edhe fëmijët e tjerë për të pohuar ngacmimet. Vajza 14 vjeçare ka pohuar edhe para policisë, në prani të psikologëve se ngacmohej prej gati 5 vitesh.

Nga sa është mësuar nga nëna e 2 prej vajzave besohet se ato janë ngacmuar në shtëpinë e autorit që e vizitonin shpesh për shkak të lidhjeve mes familjeve, lojës me fëmijë të tjerë dhe shkëmbimeve. Banesat gjenden vetëm 10 m larg njëra tjetrës.

Nënat e fëmijëve po përpiqeshin prej 10 ditësh të mësonin më shumë nga fëmijët e tyre para se të kryenin denoncimin për pedofili. Ato kanë ngritur dyshime se edhe fëmijë të tjerë mund të jenë ngacmuar.

Autori 61 vjeçar është vetë baba i tri fëmijëve dhe ka disa nipër e mbesa. Ai ishte emigrant në Greqi deri 6 vite më parë. Pasi është kthyer punonte privatisht si taksi me mjetin e tij. Shumë prej banorëve thanë se e njihnin për njeri të rregullt dhe pa probleme ndërsa shumë të tjerë nuk kanë pranuar ta komentojnë.
Erindi është një fshat i vogël me jo më shumë se 200 banorë. Ngjarja i ka tensionuar dhe shqetësuar të gjithë pasi ka tronditur edhe lidhjet mes familjeve.

Shtuar 16.06.2021 16:37