Merr fund banda e grabitësve shqiptarë në Greqi, dalin emrat e të arrestuarve (FOTO LAJM)

Janë zbuluar identitetet e grabitësve në Greqi, të cilët dyshohen se janë autorët e vjedhjes së dyqaneve, bizhuterive dhe makinave.

Kjo bandë hajdutësh, u godit më 7 qershor në Atika të Greqisë, ndërsa së fundmi janë publikuar fotot dhe emrat e të arrestuarve ku mes tyre ka edhe shqiptarë.

Janë arrestuar: Bisi Ibro, lindur më 1995 në Shqipëri, Andrea Ademi, lindur më 2000 në Shqipëri, Besim Martini, lindur më 2002 në Shqipëri dhe Raheem Abdul, lindur më 1996 në Pakistan.

Gjithashtu u shpall në kërkim Sefket Oglu, lindur më 1985 në Kilkis.

Policia kësaj bande ka mundur ti sekuestrojë sende me vlera të larta monetare që dyshohet se janë vjedhur më parë

Shtuar 16.06.2021 16:42