Personi i dyshuar për tentativën për të vrarë Mir Bitocin është arrestuar nga Policia pas ngjarjes së ndodhur mesditën e kësaj të shtune në një lokal të njohur në Elbasan. Autori i vendosi armën në kokë Bitocit në mes të lokalit, por ajo iu bllokua.
Menjëherë pas atentatit të dështuar, forcat e Policisë nisën kërkimet. Dëshmitë e personave që ndodheshin në lokal dhe pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë mundësuan identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarit.
Të lidhura
None found
Ai u shoqërua në ambientet e Policisë, ndërsa hetimet vazhdojnë për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes, për të zbardhur motivin dhe për të përcaktuar përgjegjësitë penale.
