Lufta mes Rusisë e Ukrainës ka rritur gjuhën nacionaliste në eksponentë të lartë të politikës ruse.
Aleksey Zhuravlyov, një anëtar i parlamentit rus dhe një aleat i presidentit rus Vladimir Putin, së fundmi kërcënoi se do të vriste një gazetar gjerman që mbulonte luftën midis Rusisë dhe Ukrainës.
Gjatë një paraqitjeje në programin rus të lajmeve 60 minuta, Zhuravlyov, lideri i partisë pro-Putin Rodina, kërcënoi Björn Stritzel, një reporter i agjencisë gjermane të lajmeve BILD, i cili po mbulon luftën nga Ukraina.
Një video e komenteve të tij u postua në Tëitter të shtunën nga gazetarja Julia Davis, e cila monitoron propagandën ruse.
“Nuk më intereson, dua t’i them këtij nazisti: K****, do të vijmë të gjithë t’ju vrasim të gjithëve”, tha ai.
Megjithatë, komentet e tij u hodhën poshtë nga prezantuesi i televizionit shtetëror rus, Yevgeny Popov, i cili ‘e qortoi’ atë për kërcënimin e njerëzve.
“Këta janë gazetarë. Këta janë propagandistë, por të mos jemi të tillë. Të mos vrasim askënd”, tha ai.
Prapëseprapë, Zhuravlyov tha se ai mund të “mbante më pak” kërcënimin e gazetarëve me vdekje, edhe pse konsiderohet shkelje e ligjit ndërkombëtar humanitar të synosh dhe vrasësh gazetarët, të cilët zakonisht konsiderohen civilë.
Kujtojmë se Rusia është përballur me akuza të shumta nga organizata ndërkombëtare për krime lufte në Ukrainë, përfshi edhe vrasjen e civilëve.
Meanwhile in Russia: another normal day on Kremlin-controlled state television.
Appearing on 60 Minutes, State Duma Member Aleksey Zhuravlyov is threatening @BILD reporter in Ukraine @bjoernstritzel and other German journalists: “B***, all of us will come and kill all of you!” pic.twitter.com/XyCFxE4T87
— Julia Davis (@JuliaDavisNews) August 6, 2022