Demokratët e zhgënjyer? Doshi “kokë më kokë” me Lulzim Bashën për vota, diferenca e papërfillshme

Vazhdon me ritme të shpejta numërimi i votave të kandidatëve në të gjithë Shqipëri.

Deri më tani kandidati për deputet më me shumë vota është socialisti Taulant Balla duke lënë figura shumë të njohura politike, madje dhe kryeministrin Edi Rama i cili rënditet I treti në listë.

Por sa vota ka marrë deri tani kryetari i opozitës Lulzim Basha?

Basha deri më tani nga votat e numëruara ka marrë 6826 vota, një shifër e ulët në krahasim me kandidatin Flamur Hoxha (9 159 vota) dhe demokrati Salianji (9131 vota).

Si duket Basha është në garë me kreun e PSD Tom Doshi i cili me kandidaturën e tij ka marrë 6 581 vota dhe pse hoqi dorë nga mandati i tij duke mos u futur në Kuvend.

 


Shtuar 28.04.2021 22:28