Del fotoja, ky është personi që dyshohet se vrau Arian Gosën në Kavajë, në kërkim vëllai i Altin Rexhës

Është publikuar fotoja e personit që dyshohet si autor i vrasjes së Arian Gosës në Kavajë ditën e sotme.

Bëhet fjalë për Habib Fadil Rexha, rreth 31-vjeç. Habib Rexha është vëllai i Altin Rexhës. Ky i fundit mbeti i vrarë pas një sherri me Edmond Gosën, vëllain e Arian Gosës pak muaj më parë.

Kujtojmë që Gosa u ekzekutua me një plumb në kokë, teksa ndodhej në një lokal me babanë e tij.

Ndërkohë, Edmond Gosa u vra pas një konflikti me Rexhën, ku edhe ky i fundit mbeti viktimë.

Edmond Gosa ishte i pari që ka qëlluar 3 herë me thikë Rexhën dhe më pas ky i fundit ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar mbi Gosën.

Njoftimi i policisë:

Kavajë/Informacion shtesë në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në një lokal, në Kavajë.

Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit A. G.

Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor, pas këqyrjes së pamjeve filmike dhe verifikimeve të kryera, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit A. G., i cili është shtetasi Habib Rexha, 31 vjeç.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 10000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. Policia e Shtetit vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 069 84 59999, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.


Shtuar 21.05.2023 21:50