Del fotoja! Burri vdiq e gruaja u plagos, ky është çifti ndaj të cilit u bë atentat në Elbasan (FOTO LAJM)

Ka dalë fotoja e ciftit në Elbasan të cilëve iu bë atentat mbrëmjen e sotme në lagjen “Skënderbe” në Elbasan.

Nga ky atentat mbeti i vdekur 41 vjecari Everest Çaka, dhe mbeti e plagosur Silvana Çaka.

Në foton e bashkëngjitur lajmit, mund të shihni fotot e ciftit ndaj të cilit u bë atentat në Elbasan.

Viktima i atentatit të sotëm, Everest Çaka  është djali i tezes së Arjan Spahiut. Ky i fundit është ekzekutuar me 8 plumba në Bruksel në nëntor të 2020.

Spahiu është vëllai i kunatit të Erion Alibej, i arrestuar nga prokuroria e Elbasanit si person i dyshuar për urdhërimin e organizimit të dy vrasjeve.

Vrasja në Belgjikë

Ekzekutimi i 38 vjeçarit, Arjan Spahiu vitin e kaluar në Bruksel solli pak ditë më parë në Elbasan një grup hetuesish dhe prokurorësh belgë. Tre hetues, sëbashku me prokurorë dhe përfaqësues të ambasadës, kryen takime intensive me zyrtarë të lartë të policisë dhe prokurorisë në Elbasan.

Qëllimi ka qenë mbledhja e informacioneve për Arjan Spahiun dhe aktivitetin e tij në Elbasan dhe jo vetëm, të cilat mund të çojnë në zbardhjen e motive të ekzekutimit të tij. Grupi i hetuesve nga Brukseli qëndruan rreth katër ditë në Elbasan.

Spahiu u ekzekutua në një pritë mafioze në 28 nëntor në kryeqendrën e Europës. Ai u qëllua me armë zjarri sapo doli nga një lokal në zonën e Molenbek. 38 vjeçari ishte nën shoqërinë e mikut të tij, Florian Narazani. Viktima, ka qenë i akuzuar 11 vjet më parë si organizator i vrasjes se Gëzim Alikajt, ngjarje e ndodhur në qytetin e Elbasanit, në afërsi të Urës së Zaranikës. /albeu.com/

 

 

Shtuar 11.05.2021 09:05