Deklaratë e fortë: Shoqëruesit e Ramës në Elbasan kishin armë në brez?

Koordinatori kombëtar për komunikimin social dhe politik, Fitim Zekthi ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me ndodhinë e 14 marsit në Elbasan.

I ftuar në emisionin “Open”, teksa flisnin për fushatë në kohë pandemie, kujtoi se edhe kryeministri Edi Rama kishte thyer rregullat e pandemisë.

Ndërsa shtoi se personat që e shoqëronin, të përfshirë në përplasje me mbështetësit e PD-së, kishin armë me vete në çantën e tyre.

Deklarata e tij, u shoqërua me ironi nga ana e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku.

PJESË NGA BISEDA: 

Fitim Zekthi: Unë jam nga Elbasani, kam farë e fis atje, të gjithë i njohim kush ishin ata atje me Ramën. Nuk mbajnë në çanta as trëndafila dhe as lapsa e blloqe për të shënuar. Kishin armë.

Mazniku: Pse nuk i denoncuar atëherë?

 

 

Shtuar 31.03.2021 10:03