Deklarata e fortë e Metës: Nëse Rama fiton aq mandate, unë i jap dorën!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka deklaruar ditën e sotme se ndryshimin në Shqipëri do ta sjellë cunami i popullit që nuk e ndal dot askush.

Presidenti Meta ka përsëritur edhe njëherë, gjate intervistes ne “Syri Tv”, që në rast se Edi Rama fiton 71 mandate në datë 25 prill në mënyrë të rregullt, atëherë Presidenti do t’i japë dorën dhe do largohet nga presidenca.

Duke folur për përplasjet në Elbasan ditën e djeshme midis mbështetësve të PD-së dhe PS-së, Presidenti tha se përplasjet mund të shmangeshin nga qeveria, e cila ka policinë dhe bashkinë.

“Nëse fiton Edi Rama me 71 mandate, unë i jap dorën. S’kam pse rri më edhe një vit më shumë. Mrekullia nuk do të vijë nga ata që kanë frikë nga zgjedhjet, mrekullia do të vijë nga cunami i popullit shqiptar. Elbasani është i qartë që ishte inskenim. Ju nuk mund të bëni 2 aktivitete në një kohë. Qeveria ka policinë, qeveria ka dhe bashkinë, dhe s’ka përse shkakton përplasje.

Qytetarët e kuptojnë se kjo është betejë për jetë a vdekje. Ose për ndryshe këtu do ngelim vetëm unë dhe ata nga Bangladeshi, sepse të gjithë do ikin, por unë nuk iki nga Shqipëria. A e dini ju se nga Ministria e Drejtësisë nuk i jep asnjë përgjigje Presidentit të Republikës për pronat e komuniteteve fetare,” tha Meta.


Shtuar 15.03.2021 22:27