Dëbora zbardhi vendin, ARRSH jep njoftimin e fundit: Akset të hapura, qarkulloni normalisht! (VIDEO)

Dita e sotme ka nisur me mot të kthjellët, diell por me temperatura shumë të ulëta.

Kjo ka bërë që situata në zonat me dëborë të përmirësohet dhe qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se gjatë natës është punuar për shpërndarjen e kripës për të shmangur ngricat pasi temperaturat në zonat malore kanë qenë të ulëta dhe për zgjerimet anësore të rrugës.

Njoftimi i ARRSH:

“Reshjet kanë pushuar

Gjatë natës është punuar me shpërndarjen e kripës për të shmangur ngricat pasi temperaturat në zonat malore kanë qenë të ulëta dhe për zgjerimet anësore të rrugës

Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset #ARRSH #MIE” shkruan ARRSH. /albeu.com/

 

 


Shtuar 13.12.2021 09:54