Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për pagat e gjyqtarëve në Shqipëri, duke komentuar vendimin e fundit për rritjen e tyre. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se një gjyqtar fillestar në Shqipëri aktualisht merr rreth 500 euro më shumë në muaj se një koleg i tij në Greqi.
Sipas kryeministrit, me vendimin e marrë së fundmi, paga e një gjyqtari fillestar në Shqipëri do të jetë rreth 2 mijë euro më e lartë se ajo e një gjyqtari në Greqi dhe rreth 3 mijë euro më e lartë se paga e një kolegu në Malin e Zi.
Të lidhura
None found
“Një gjykatës fillestar sot në Shqipëri merr 500 Euro pagë më të lartë se sa kolegu në Greqi dhe me vendimin e marrë vetë Zot vetë Shkop, paga duhet të rritet 2000 Euro më shumë në muaj se sa kolegu grek dhe 3000 Euro më shumë se sa kolegu në Malin e Zi…”, shkruan Rama, i cili ka publikuar edhe disa te dhena krahasuese.

