LIVE: Kuvendi vazhdon sot seancën, në fokus zgjedhja e nënkryetarëve

13.09.2026, 09:22 – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është personi i parë që ka mbërritur në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të zhvillohet seanca konstituive.

Të lidhura

None found

Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës është paraparë për sot, duke nisur nga ora 10:00 në sallën e seancave.

Pika e katërt e rendit të ditës parashikon zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.

13.09.2026, 07:31 – Deputetët pritet të mblidhen sërish sot për vazhdimin e seancës konstituive, ndërsa çështja kryesore në rendin e ditës mbetet zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e ka thirrur këtë seancë pasi kandidatura e Vlora Çitakut nuk arriti të miratohej gjatë mbledhjes së së premtes.

Abstenimi i deputetëve të LVV-së gjatë votimit për kandidaten e PDK-së bëri që Çitaku të mos siguronte numrin e nevojshëm të votave për postin e nënkryetares.

Në të njëjtën mbledhje, deputetët arritën ta zgjedhin Ardian Golën e LVV-së në pozitën e nënkryetarit të Kuvendit.

Pas votimit të pasuksesshëm për Çitakun, PDK vendosi të mos ishte pjesë e vazhdimeve të tjera të seancës konstituive.

Brenda së njëjtës ditë u caktua edhe një seancë tjetër, vetëm pak orë më vonë, por deputetët e PDK-së munguan.

LDK, ndërkohë, kërkoi respektimin e radhës së votimit, duke theksuar se kandidatura e Kujtim Shalës nuk mund të procedohej para se të votohej kandidati i PDK-së.

Situata ndryshoi mbrëmjen e së dielës, kur LVV njoftoi se do t’i mbështeste me votë të dy kandidatët për nënkryetarë: Vlora Çitakun nga PDK dhe Kujtim Shalën nga LDK.

Përfaqësues të LVV-së kanë shprehur pritjen që përzgjedhja e nënkryetarëve t’i hapë rrugë vazhdimit të procesit institucional dhe të mos krijojë pengesa për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës.

Mbledhja e sotme është planifikuar të fillojë në orën 10:00.

Ende nuk dihet nëse PDK dhe LDK do të marrin pjesë në seancë, si dhe nëse Kuvendi do të mund ta përfundojë procesin e zgjedhjes së nënkryetarëve.


Shtuar 13.09.2026 09:34

sultanbeyli escortiptvstarzbetcratosroyalbetjojobetromabetultrabetjojobetjojobetcasibomJojobetJojobetPusulabetSüperbetinSüperbetinCratosroyalbetCratosroyalbetvize başvurumarsbahisroyalbetgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişsahabetligobetcasinofaststarzbetjojobetroketbet girişslot siteleriHoliganbetJojobetroketbetJojobetvaycasinojojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahissekabetMarsbahisMarsbahis Girişjojobetjojobet girişsekabetBahsegelbahsegelCasibomMarsbahis