Dalin pamjet satelitore, kolona ushtarake ruse 60 km e gjatë përparon drejt Kievit (VIDEO)

Një kolonë me automjete ushtarake ruse e shtrirë për rreth 64 km është rrugës për në Kiev.

Kjo është bërë e ditur nga imazhet satelitore të kompanisë amerikane Maxar Technologies.

Kolona shtrihet nga Prybirsk, në veri të vendit dhe deri në aeroportin Antonov, rreth 25 km nga qendra e Kievit, destinacioni i mundshëm përfundimtar dhe objektivi strategjik ushtarak i forcave ruse. /albeu.com/


Shtuar 1.03.2022 14:08