Lojtari i Atalantës premton 3 fanella falas por askush nuk i shkon në dyqan (VIDEO)

Shumë klube futbolli promovojnë shitjet e fanellave përmes nxitjes nga lojtarët e ekipeve respektive.

Te Atalanta, ishte mesfushori Marten De Roon i cili në një thirrje në rrjetet sociale bëri ofertë për tifozët zikaltër e në fund, i gjithë ky mund i shkoi kot sepse askush nuk u paraqit.

“Jam në dyqanin e Atalantës në Bergamo dhe tre tifozët e parë që do të paraqiten për të blerë fanellën e De Roon, do t’u jape një autograd dhe do të paguaj faturën”, ishte oferta që mesfushori bëri dhe ndërkohë ai po priste në dyqanin zyrtar të klubit bergamask.

Lojtari priti për një kohë të gjatë që dikush të shfaqej në dyqan por askush nuk u paraqit dhe në fund ai lejoi edhe një ironi për ofertën që bëri.

“Do të vija bast që Messi nuk do të kishte të bënte kurrë me raste të tilla”, komentoi lojtari i Atalantës. Më poshtë edhe videoja e asaj që ndodhi me De Roon


Shtuar 23.09.2021 14:27