Mbështetësja e Sali Berishës, aktivistja Evi Kokalari, ka komentuar sërish vizitën e ish-Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, në Shqipëri.
Ajo thotë se ka folur më parë me të për Berishën dhe Pompeo i ka thënë se ai nuk kishte dijeni për dosjen “non grata”.
Kokalari vijon më tej duke thënë se paratë që paguan socialistët për vizitën e Pompeos në Tiranë, do përdoren për kauzën e konservatorëve në Amerikë.
“Oh sa naive jeni!!!
Kur individë si Taulant Balla dhe Enkeled Alibeaj fërkonin duart se do t’ju vinte Sec. Pompeo e do ta shfrytëzonin për interesat e tyre politik, unë përtypja popcorns dhe me kënaqësinë më të madhe prisja ditën që këta gjenit do dilnin bllof.
Pastaj kaq budallenj jeni që mendonit se Berishës i duhet Pompeo? Pompeo ma ka pranuar personalisht që vjet që s’e ka idenë fare për dosjen ‘Berisha’ dhe nuk do t’ja di as sot.
Vërtet mendoni që Pompeo është aq naive të bjerë për lojrat tuaja? Jo o budallenjë, ju ratë në grackë. Pompeo ja u bëri të qartë që:
- Kjo vizitë nuk ishte politike
- Që erdhi për Rezistencën Iraniane që shumë po e mbështesin këto vite. Ndërkohë ai ngriti fonde për PAC e tij.
Berisha është argëtuar po aq sa unë këto gjashtë javë. Për ne ky qe një checkmate moment dhe ju premtoj të tjera do pasojnë.
Ndërkohë, faleminderit të gjithë socialistëve shqiptarë që dhuruan fonde për të avancuar çështjen konservatore në Amerikë. Sekretari Pompeo do bëjë gjëra shumë të mirë me ato fonde”, shkruan Kokalari./albeu.com/