Shkupi nesër “zhytet” në errësirë

Nesër në Shkup priret që disa lagje të jenë pa energji elektrike.

Prej orës 8:30 deri në 12:30 do të jenë pa energji elektrike rruga “Bozhidar Axhija”,nga Shtëpia studentore shtetërore “Pellagonija” deri te rruga “Dimo Haxhi Dimov” në komunën e Kisella Vodës.

Në orën 08:30 deri në orën 15:00 një pjesë e fshatit Zelenikovë nuk do të ketë energji elektrike. Ndërsa prej orës 8:40 deri ora 14:30 pritet që të jetë pa energji “13 Gushti – Marrëveshja e Ohrit”, “1633” dhe “Roman Kaskaliev” në komunën e Gazi Babës.

Ndërsa në orën 09:00 deri në 11:00 do të jenë pa energji rruga “Aradhat partizane” në komunën e Karposhit, prej orës 9:00 deri ora 13:00 një pjesë nga rruga “Mariovska” në komunën e Kisella Vodës, ndërsa nga ora 11:00 deri ora 14:00 pa energji do të jenë një pjesë nga rruga “Vanço Mickov” në komunën e Karposhit.

Sipas njoftimit të QRMK- Shkup, ndërprerjet janë për shkak të punimeve në sistemin elektro-distributov.


Shtuar 19.05.2022 13:32