Teksa lufta në Ukrainë po vijon që prej 24 shkurtit të këtij viti, duket se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë rritur ndjeshëm prezencën ushtarake në Europë.
Mesdheu është një prej zonave ku përqëndrimi ushtarak amerikan është më i larti, i njohur edhe si “shtëpia” e Flotës së Gjashtë Amerikane.
Sëfundmi aeroplanmbajtësja “USS Harry Truman” si edhe anijet e tjera që e shoqërojnë ndodhen pikërisht në Medhe, ndërkohë që mesohet se tashmë në zonë është futur edhe aeroplanmbajtësja tjeter amerikane “USS Bush” sëbashku me flotën shoqëruese.
Siç shihet edhe nga pamjet e radarit, “USS Bush” është futur këto ditë në Mesdhe përmes ngushticës së Gjibraltarit dhe do të qendrojë këtu për një kohë të gjatë pasi pritet që “USS Harry Truman” të largohet disa ditë më pas.
Sië është raportuar edhe më herët, në zonë gjenden një mori flotash siç janë ato amerikane dhe britanike, krahas atyre italiane dhe franceze.
Mediat e profilizuara mbi aktivitetin detar raportojnë sëfundmi së është vërejtur një rritje të aktivitetit të avionëve vëzhgues dhe kundër nëndetëseve në ujërat pranë Italisë duke rritur dyshimet për prezencën e një nëndetëseje ruse në zonë. Dyshohet se bëhet fjalë për një nëndetëse bërthamore, e cila të ketë zevendësuar largimin nga Mesdheu të kryqëzorit rus “Marshall Ustinov”, i cili lundroi për javë të tëra në ujërat mes Jonit dhe Adriatikut për të vëzhguar flotat amerikane dhe italiane në zonë. /albeu.com/