COVID-19 në vend, 24 raste të reja dhe asnjë humbje jete gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të dhënat e fundit sa i përket situatës së Covid-19 në vend. 24 persona kanë rezultuar pozitivë ndërsa 13 të tjerë janë shëruar në 24 orët e fundit.

Njoftimi i plotë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 612 testime, 24 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 13 të shëruar në 24 orët e fundit

14 Dhjetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 612 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 24 qytetarë, në Bashkitë:

14 në Tiranë, 3 në Berat, 2 në Fier, nga 1 qytetarë në Lezhë, Kurbin, Durrës, Vlorë, Sarandë.

Janë 200 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 1 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,683 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 14 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore 24
Të shëruar në 24 orë 13
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 612

Testime totale 2,014,104
Raste pozitive 332,477
Raste të shëruara 328,683
Raste Aktive 200
Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 151
Vlorë 13
Fier 11
Lezhë. 7
Gjirokastër 5

Durrës. 5
Berat. 4
Elbasan. 3
Shkodër 1


Shtuar 14.12.2022 18:24